×
  • Lajme
  • Lajme

    Palmer shuan kureshtjen e të gjithëve, tregon ku e ka takuar Albin Kurtin

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 16:06

    I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në paraqitjen që e pati në Bibliotekën Kombëtare ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, me të cilin nuk është takuar sot.


    Palmer duke folur për Kurtin ka thënë se pritjet e SHBA-së për të si kryeministër janë se ai të jetë një partner i mirë.

    “Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë”, tha ai.

    I njejti ka folur edhe për një takim që shton se e ka pasur dy ditë më parë me Kurtin derisa po qëndronte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

    “Njihemi shumë gjatë, Kurtin e kam takuar në Shkup”, thotë ai.Top of Form

    Sa i përket dialogut, Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij për dialogun.

    “Kurti duhet ta integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA’të”, shton i njejti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!