×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje EKSKLUZIVE: Në Karaçevë, kosovarët nisin të kontrabandojnë miell nga Serbia

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 18:27

    Frika se mund të shterën rezervat e miellit, në rast se zgjatë gjendja e krijuar pas shfaqjes së Coronavirusit në Kosovë, po shtyen disa kosovarë që të kontrabandojnë miell nga Serbia.


    Një veprim i tillë është parë sot gjatë ditës të ndodhë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, raporton Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Kontrabanda po kryhet në zonën neutrale mes Kosovës dhe Serbisë, që ndodhet në këtë fshat kufitar.

    Reporteri ka siguruar edhe fotografi.

    Për këtë dukuri është njoftuar tashmë Policia e Kosovës, e cila ka nisur të marrë masat për parandalimin e kësaj kontrabande, shkruan Reporteri.net.

    Në të njëjtën zonë, sot gjatë ditës është raportuar se janë parë edhe konvojë të xhandarmerisë serbe, brenda territorit të Kosovës.

    Nga ana tjetër, autoritetet kosovare, sikurse edhe operatoret ekonomik të industrisë së miellit, kanë njoftuar se Kosova nuk rrezikohet të mbetet pa miell, ndaj kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!