Qeveria e Kosovës, Prishtinën e ka futur në “zonën e kuqe” për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus.
Si rrallëherë, Prishtina është e “vdekur” këtë mbrëmje. E gjithë kjo atmosferë e zymtë dhe pa asnjë qytetarë rrugëve të kryeqytetit është për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Prishtina është komuna me më së shumti raste me koronavirus dhe kjo ka bërë që të jetë edhe në “zonën e kuqe”, apo zonën me rrezikshmëri të lartë në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas këtij vendimi, komunat që janë me rrezikshmëri të lartë nga ora 19:00 e deri në orën 05:00, ndalohet çdo aktivitet i bizneseve si dhe lëvizja e qytetarëve.
Më poshtë lajmi.net ju sjell fotografi dhe video nga disa pjesë të kryeqytetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.