×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje kur rinia e PDK-së ngritën në qiell dronin me fotografi të Thaçit dhe Veselit

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 20:44

    Një dron me fotografinë e Thaçit e Veselit u ngrit në qiellin e Prizrenit të enjten nga rinia e PDK-së.


    Po bëhen gati që në qiell ta ngrisin një dron.

    Por, bashkë me të mbi Prizren po ngritët edhe një baner.

    Në të janë vendosur imazhet e dy ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Bëhet fjalë për presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin për të cilët një ditë më parë u akuzuan për krime lufte.

    Në mes të Thaçit e Veselit, është vendosur edhe një emblemë e UCK-së.

    Krejt ky aksion u realizua nga rinia e Partisë Demokratike, me një qëllim të vetëm.

    Madje ata po e quajnë Gjykatë të Padrejtësive, atë që ngriti aktakuzë ndaj Presidentit e Kryetarit të PDK-së.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit këtë të enjte, me pretendimin se janë përgjegjës për kryerjen e afër 100 vrasjeve gjatë vitit 1999.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!