×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje me VIDEO kur EULEX bastis zyrat e OVL-UÇK-së

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 16:05

    Gjatë ditës së djeshme, një pako me rreth 4 mijë dosje është lënë në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i panjohur.


    Aty u tha se gjenden emra të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, gjë që e konfirmoi edhe Hysni Gucati, shkruan Reporteri.net.

    E momentin e sjelljes së kësaj video e ka siguruar Reporteri.net, ku shihet një person i cili ka mbuluar fytyrën me maskë dhe syze lë pako me dokumente në këto zyra.

    Ai shihet teksa futet qetë me pako në dorë, të cilat i lë dhe largohet nga erdhi, dukë lënë një paralajmërim. Në atë paralajmërim ishte thënë se ditëve në vijim do të vinë edhe rreth 7 mijë dosje.

    Menjëherë me t’u raportuar në zyrat e OVL-UÇK-së kanë ardhur zyrtarë të EULEX-it që janë të autorizuar nga Gjykata Speciale, dhe kanë marrë këto dosje.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar edhe momentin kur zyrtarët e Speciales hynë sot në zyrat e njëjta, ku i morën këto dosje.

    Deri tash, nuk dihet se kush ishte personi që la dosjet, por kjo ka alarmuar edhe OVL-UÇK por edhe Gjykatën Speciale./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!