×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga aksidenti i rëndë në Drenas, kjo është gjendja e të lënduarve

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 17:02

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se në aksident janë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një automjet, me ç’rast kanë mbetur të lënduar më shumë se pesë persona.

    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ju ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë dhe kthim në familje e tyre.

    Postimi i tij në Facebook:

    Të lënduarve të sotëm në aksidentin e ndodhur në Zabel të ulët, ju dëshiroj shërim të shpejt e me sa më pak pasoja. Jemi me brengën e personave dhe familjeve të prekura në aksident. Të gjithëve të lënduarve ju dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë familjeve.

    Nga vendi i ngjarjes, dukej situatë e tmerrshme, për fat, nga ato që u thanë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

    Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë!

    https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2693125427626222?__xts__%5B0%5D=68.ARBWALG9N3MdUAUtFjdGrroq2Q7OfC5HQe9Mh1lnXXVS7gkUrADRI3Z_93gWX-zECFr8nCLP-0Sr2b8YRIDnrkU_2ne__xSf32mMQFcsM6Atchmi0cgTkgxTm19xwTEEJUh8Qz6wEFEYwxjmq4JsFXTpxatQ2NWxfcCULP8_oWGs2YVfTPXvKn1FPnChnc5YOtqPsKt5xg6VV9S_ZSLXacbkHQoIRk24i2hnDHFLUMKBDNMGB8reCdk3HwpifLpJ_X_IxybronYqfRTz0_mPGMHzilpPBxu0DO7rByTiLhqirB0rdMqTfj4Tp_uX8IXMg4FZzkn_RuFbXx-UTp4tIe-Vk86bqIGxSayN7SLFpsyPKHMqiP_AxB-pQQ&__tn__=-R

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!