×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Pamje nga aksidenti i rëndë në Itali, ku vdiq 32-vjeçari shqiptar

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 20:55

    Pas aksidentit tragjik në Itali është zbardhur identiteti i 32-vjeçarit shqiptar i cili humbi jetën.

    Bëhet fjalë për Eduart Hoxhën i cili po shkonte drejt Giulianova dhe një Audi në drejtim të kundërt goditi veturën e tij.

    Ai u ndihmua nga kolegët e tij të punës dhe vdiq pak më vonë. Eduardi la pas dy vajza të vogla.

    Ngjarja ka ndodhur Bellante Stazione në ish-rrugën shtetërore 80.

    Nga mediat italiane ai mësohet se kishte lënë turnin e punës me kolegët para aksidentit dhe po kthehej në shtëpi tek gruaja dhe vajzat e tij 7 dhe 2 vjeç, që ndodhej pak kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti.

    Makina e tij u përplas nga një Audi A2 s-line e cila e hodhi tutje për gati 50 metra. Vetura e goditi në derën e shoferit.

    Kjo përplasje e frikshme, bëri që të mblidhen shumë njerëz në vendin e aksidentit, ku kolegët e tij e kanë nxjerrë nga kabina të gjallë dhe e shtrinë në asfalt për t’i dhënë ndihmën e parë.

    Mjekët pasi mbërritën në vendngjarje u munduan ta sillnin në jetë, por për shkak të traumës që kishte marrë, 32-vjeçari shqiptar vdiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!