Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. E përfshirë në aksident ishte vetura e një mërgimtari nga Italia.
“Me datën 31.03.2024 rreth orês 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj êshtë një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura , njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar nê Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin mbi shkaqet e aksidentit” thuhet në njoftimin e Policisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.