×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga momenti i parakalimit të kryeministrit Kurti në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 19:40

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Francë, për të përcjell nga afër Festivalin e Filmit të Kanës.


    Kryeministri ka marrë pjesë në premierën e festivalit të fimit kosovar “Pa vend”, i cili po garon për “Palmën e Artë”.

    Mediumi francez “Canal+”, ka publikuar pamje nga momenti kur kryeministri Kurti bashkë me gruan dhe vajzën parakaluan në tapetin e kuq të festivalit.

    Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi, Kurti shprehu mbështetje për filmin “Pa vend”, të cilit i dëshiroi sukses në këtë festival.

    Vizita e Kurtit në Francë erdhi pas vizitës disaditore që e kishte në Greqi, ku ishte për një vizitë zyrtare.

    Kryeministri pritet që nesër të udhëtojë drejt Brukselit, për takimin e radhës të së hënës bashkë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!