×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Pamje nga momenti kur 59-vjeçari u shkon nga pas vajzave që i theri në Ferizaj

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 10:26

    Janë publikuar pamjet e të dyshuarit, Ekrem Sadiku, 59-vjeçar i cili ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit dje në qytetin e Ferizajt.

    Pamjet e publikuara nga Top Channel, tregojnë të dyshuarin duke iu shkuar nga pas dy vajzave të cilat i theri me thikë, njëra prej tyre 10-vjeçare e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë, por më pas stabile.

    Tre të lënduarit nga sulmi janë të komunitetit joshumicë, me njërin shtetas të Shqipërisë.

    I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!