×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga përleshja me thika te “Santea”: I plagosuri shihet i shtrirë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 20:34

    Në lagjen ‘’Dardania’’ në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes disa personash, ku ka mbetur i plagosur një person.

    Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se bazuar në të dhënat fillestare, një person ka mbetur i plagosur nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

    Borovci bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

    “Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, bën të ditur Borovci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!