Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar fotografi nga stërvitjet gjatë natës të kadetëve të Akademisë së Mbrojtjes.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka bërë të ditur mënyrën se si bëhet kalitja fizike e kadetëve në marshim të ngarkuar natën, transmeton Reporteri.net.
Ai bëri të ditur po ashtu se kadetët janë pjesë e Qendrës Studimore Universitare “Wesley Clark”.
“Kalitja fizike e kadetëve tanë në marshim të ngarkuar në kushte nate. Kadetët tanë të Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” të Akademisë sonë të Mbrojtjes, vazhdojnë suksesshëm realizimin e planprogramit akademik. “Believe you can and you’re halfway there.” – former U.S. President Theodore Roosevelt”, shkroi Mehaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.