×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku do të takohen Kurti dhe Macron

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 19:53

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet sot në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.


    Por, takimi i paralajmëruar në ora 19:30, nuk u realizua në kohë. Kryeministri Kurti ende nuk ka arritur në Pallatin Elysee për t’ia filluar takimit, ndërkohë që është përgatitur ceremonia e pritjes.

    Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

    Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

    Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!