×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku dyshohet se babai vrau djalin për pronë në Podujevë

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 21:34

    Janë publikuar foto dhe video nga vendi ku ndodhi vrasja në Peran të Podujevës, ku babai dyshohet se qëlloi me kallash djalin e tij. Në vendngjarje shihet të ketë dalë ekipi i forenzikës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, deri te vrasja erdhi për një pronë. Madje, edhe ngjarja tragjike siç shihet edhe në foto ka ndodhur në ara.

    Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00. Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai ka deklaruar se Policia ka iniciuar tashmë një hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka deklaruar Borovci./Reporteri.net

    Tragjedia në Podujevë, babai dyshohet se vrau të birin për një pronë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!