×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi ku kosovari vrau kunatën dhe plagosi vëllanë

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 9:22

    Një ngjarje makabër ka ndodhur mbrëmë në Gjermani.


    Një 48-vjecar ka shkuar rreth orës 21:15 në shtëpinë e vëllait të tij.

    Pas një fjalosje, ai e ka qëlluar me armë zjarri kunatën dhe e ka lënë të vdekur në vend të ngjarjes.

    Pos 33-vjecares, i plagosur rëndë ka mbetur edhe burri i saj 38-vjecar.

    Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit.

    Mediat gjermane kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes:

    Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

    Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

    Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

    Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!