×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje si në filma: Një person del nga vetura dhe i vendos bombën lokalit tek Rruga C

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 16:37

    Sot rreth orës 03:30 ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive të vendosjes së eksplozivit nga një person i panjohur.

    Në video shihet qartë se si i dyshuari del nga një veturë, kalon dy korsitë e rrugës dhe e vendos me shpejtësi eksplozivin në hyrje të lokalit.

    Eksplozivi i vendosur në hyrje të lokalit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, mirëpo fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!