Një qytetar i Prishtinës ka treguar se uji që vije nga ujësjellësi në lagjen Mati I, është në gjendje të tmerrshme.
Ky ujë siç shihet edhe në pamje është krejtësisht i zi dhe përveç që nuk është i pijshëm nuk mund të përdoret as për pastrim.
Qytetari ka treguar se pas dy javësh pa ujë në momentin që iu është kthyer furnizimi, uji ka qenë i pa pijshëm dhe i pa përdorshëm, raporton gazeta infokus.
“Ky është uji që vjen në lagjen Mati 1 rruga “Lot Vaku” ose nuk kemi uji hiq qe 2 javë. E thërrasim ujësjellësin nuk intervenon të lutem bëjeni publik ndoshta intervenon e rregullojnë sepse është e papërballueshme në këto temperatura pa ujë”, ka thënë ai.
Me probleme të tilla me ujin e pijshëm kohëve të fundit qytetarët po përballen edhe në rajonin e Dukagjinit.
Përderisa të dielën 900 qytetarë në Deçan janë helmuar dhe po dyshohet se deri te helmimi ka ardh pikërisht nga uji që vjen nga ujësjellësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.