Bora e cila po bie pandërprerë po shkakton vështirësi të mëdha në komunikacion sidomos në mbrëmje.
Por gjendje e njëjtë po paraqitet edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Reporteri.net ka siguruar një tjetër video ku shihet se si është bllokuar rruga me të kaluar Sllatinën, pak pa mbërritur tek Parku i Biznesit.
Në video shihet se si qytetarët janë dalë nga veturat e tyre, ndërsa prezente janë edhe Policia e Kosovës.
Kolonat në këtë rrugë janë bërë të mëdha, derisa shumë vetura po e kanë vështirë të ngjitën në përpjetëzën e Sllatinës që çon drejt Komarit dhe më tej për Pejë.
Reporteri.net edhe më herët publikoi video ku shihej se si personat kanë dalë nga veturat e tyre dhe i shtyejnë ato që të mos rrëshqasin dhe të mos aksidentohen me njëra-tjetrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.