Një vet-aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të Suharekës ku ku ka mbetur i vdekur një fëmijë 14-vjeçar dhe janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, nga Policia e Prizrenit.
“Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të Suharekës ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe dy persona tjerë janë lënduar”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit për Reporteri.net.
Edhe zjarrfikësit e kësaj komune kanë konfirmuar lajmin përmes një statusi në Facebook.
“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.