×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të reja nga përleshja e LDK-së në nëndegën e Matit në Prishtinë

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 12:50

    Dje u raportua për një tjetër rrahje në struktuar e LDK-së në Prishtinë saktësisht në Degën e III-të që njihet si Dega e Presidentit Rugova, shkruan Reporteri.net


    Në videot e siguruara shihen se si përveç grushteve, anëtarët e kësaj partie gjuhen mes vete edhe karrige, në video shihet të kenë ndërhyrë sigurmi po ashtu edhe epiket e Policisë.

    Ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pas këtij incidenti.

    “Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave ne një shkolle ne Matiqan. Menjëherë njësitet policore te Drejtorisë Rajonale te policisë ne Prishtine, kane intervenuar dhe kane shoqëruar ne stacion policor tre persona. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

    Kujtojmë se ky rast nuk është i vetmi pasi që disa javë më parë raste të ngjajshme kanë ndodhur edhe në Koshare të Ferizjat si dhe Mitrovicë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!