×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të reja të grabitjes së bankës në shtime: Hajnat e veshur si ushtarë, dalin me një thes me para

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 11:30

    Kanë dalë pamje të reja nga grabitja e armatosur e ndodhur mëngjesin e sotëm në “Raiffeisen Bank”, në Shtime.


    Katër grabitës pasi dolën nga banka duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë gjuajtur me armë në drejtim të policisë.

    Asnjë person nuk është lënduar nga të shtënat, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

    Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një kombibus me ngjyrë të kuqe.

    Ende nuk ka informacione se sa është shuma e parave të grabitura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!