Tre policë ditë më parë u përfshinë në një konflikt mes vete në Prishtinë.
Tashmë ka dalë videoja e plotë ku shihet se në konfliktin e tyre nuk ka pasur asnjë përleshje fizike, me gjithë pretendimet e zyrtarit policor, Bashkim Ahmeti.
Aty shihet se si zyrtari policor ua bllokon rrugën dy pjesëtarëve të Njësisë Speciale me veturë.
Pas kësaj shkaktohet një fjalosje midis tyre, por që gjithçka përfundon me largimin e shpejtë të zyrtarit policor me veturë civile.
Nga pamjet shihet se fjalosja ka qenë disa sekonda dhe nuk ka pasur mundësi për përleshje fizike.
Indeksonline, po ashtu merr vesh se zyrtari policor me veturën e tipit “Golf 4” ua kishte zënë rrugën dy kolegëve të tij që i takojnë Njësisë Speciale.
Në video shihet se si rreshteri, Fehmi Shahini del nga vetura për ta mbrojtur kolegun e tij, Lumbardh Pestisha të cilit pretendohet se i ishte drejtuar arma nga Bashkim Ahmeti.
Ahmeti menjëherë pasi kishe parë ndihmën e kolegut të Pestisha, Fehmi Shahinit është larguar me shpejtësi nga vendi, duke e tërhequr zvarrë rreshterin Shahini, i cili ia kishte thyer xhamin e veturës.
Inspektorati Policor i Kosovës, ka nisur hetimet përkitazi me incidentin e ndodhur ndërmjet policëve.
Sipas IPK-së ky incident ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje midis njëri- tjetrit.
Si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.