×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rënda: Dy këmbësorë shtypen nga vetura në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 12:29

    Një veturë ka goditur një këmbësor në qendër të Prishtinës, konkretisht përballë stacionit të Policisë së Kosovës.


    Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar.

    Këtë e ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

    “Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

    Në fotografitë e publikuara shihet një person i shtrirë në rrugë, teksa afër gjenden edhe kalimtarë të rastit dhe zyrtarë policorë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!