×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rënda: Momenti kur barten në spital viktimat e Gllogjanit

    Reporteri
    26 Nëntor 2021 | 20:54

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para një ore në fshatin Gllogjan të Deçanit. Dyshohet se tre persona janë vrarë pas një sulmi mbi autobusin e nxënësve.

    Përveç shoferit të autobusit në Gllogjan të Deçanit dyshohet se kanë vdekur edhe 2 nxënës, një djalë 17 vjeçar dhe një vajzë.

    Gjithashtu mësohet se ka edhe të plagosur.

    Tashmë janë publikuar pamje nga Spitali i Pejës ku kanë arritur të plagosurit nga kjo ngjarje e rëndë.

    Ngjarja u konfirmua edhe nga Policia dhe Prokuroria. Por ata ende nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë tragjedi.

    “Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

    Edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi e ka konfirmuar rastin për Gazetën Online Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Prokurorja kujdestare ka shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!