×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rënda nga aksidenti në Rahovec ku humbën jetën dy persona

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 18:05

    Dy persona humbën jetën në fshatin Bernjak të Rahovecit si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, kurse 4 persona të tjerë mbetën të lënduar.


    Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës ndërsa konfirmoi për Reporteri.net humbjen e dy jetëve, pohoi se aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pasigurt që kanë bërë drejtuesit e veturave.

    Reporteri.net ka siguruar videon e aksidentit ku shihet se si veturat janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!