Gjatë ditës së sotme u raportua se Policia e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë kthyer në burg Driton Hajdarin i dënuar për tentim vrasje në rastin “Bllaca”.
Hajdari është kthyer në burg përkundër faktit se vuan nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme. Bëhet fjalë për ‘sklerozën amfitrofike laterale’, çka e bën atë të palëvizshëm dhe kërkon trajtim të veçantë, shkruan Reporteri.net.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet momenti kur ai mezi nxirret nga shtëpia, për t’u dërguar në “shtëpinë” tjetër, burgun.
Ajo çka është shumë prekëse në këtë video janë lotët dhe britmat e familjarëve dhe fëmijëve të tij, të cilët shihen shumë të shqetësuar për faktin se ai në burg do të jetë pa përkujdesjen e tyre.
Hajdari është dënuar në rastin “Bllaca” dhe kur e kuptoi për sëmundjen, ishte duke e vuajtur dënimin. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, me kërkesë nga ai, dënimi për të, u pezullua nga Gjykata Themelore për afër një vit e gjysmë./Reporteri.net
Shikoni pamjet:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.