×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të tjera nga sulmi i qenve endacakë në Prishtinë, viktimë ishte një fëmijë

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:01

    Një fëmijë është sulmuar në orët e paradites nga qentë endacakë në lagjen “Bregu i Dellit” në Prishtinë.


    Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se fëmija është kafshuar nga qentë në pjesën e gjurit.

    Në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë ofruar tretmanin mjekësor fëmijës.

    Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur raportime të shumta të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!