Reparti i Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës nuk të jep aspak pamjen e një spitali, aty ku njeriu shkon për të gjetur kurë.
Në të kundërtën, aty gjen një ambient tejet të papastër. Të paktën, këtë pamje ka marrë dje ky repart.
Gjak, doreza të përdorura e të hedhura, bërllok e papastërti mund të shihen në fotografitë që kanë ardhur në adresë të Reporterit.
Higjiena në këtë repart ndodhet në gjendje të tmerrshme, gjersa kjo nuk është hera e vetme kur pacientët që kanë shkuar për t’u trajtuar aty kanë pasur ankesa për pastërtinë.
Pamje të tilla, aspak të këndshme i shohim shumë shpesh nëpër dhomat e spitaleve të Kosovës, sidomos kohëve të fundit kur lufta ndaj pandemisë ka bërë që puna nëpër spitale të jetë më e vështirë.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë pati premtuar se do ta ndihmojë shëndetësinë në Mitrovicë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.