×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje tmerri nga Vjena, të shtëna armësh në mes të qytetit – ka edhe të vrarë

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 21:44

    Një sulm ka ndodhur të hënën mbrëma në qendër të Vjenës, ku raportohet se ka edhe persona të vrarë.


    Policia ka konfirmuar sulmin përmes një postimi në Twitter.

    Mediat e huaja raportojnë për të paktën dy viktima. Një polic që ka qenë në vendin e ngjarjes ka pësuar lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën.

    Ministria e Brendshme e Austrisë, duke folur për agjencinë austriake të lajmeve APA është shprehur behet fjalë për një sulm terrorist ose sulm “amok”, transmeton albinfo.ch.

    Njëri nga kryesit e sulmit thuhet se ka vdekur, ndërsa një tjetër mund të jetë në arrati.

    “Ne jemi me të gjitha forcat e mundshme në veprim” ka shkruar policia në Twitter. “Ju lutemi shmangni të gjitha vendet publike në zonën e qytetit” thuhet në njoftimin e bërë nga ajo. Shumë njerëz janë larguan me panik nga zona e rrezikut.

    Sipas raporteve të medias, një sulmues mbante rreth trupit një rrip me materie shpërthyese të cilën e ka aktivizuar. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të dëgjohen të shtëna ga armë gjysmë automatike.


     

    Policia e Vjenës ka treguar se forca të mëdha të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po kthejnë rendin në kryeqytet.

    Shumë shpejt kanë treguar se do të dalin me detaje në lidhje me sulmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!