Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook bën me dije se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.
“Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” në Bullgari 🇧🇬 përmbylli me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.
Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi. Në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, shkruan Vengu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.