×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamjet e Ramës kur ulet në gjunjë për Melonin bëhen virale edhe në Arabi

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 20:25

    Siç e ka bërë zakon, takimet e kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni janë gjithmonë ndryshe dhe jashtë kornizave.

    Ditën e djeshme para nisjes së samitit që mblodhi liderë nga e gjithë Evropa, në sheshin Skënderbej, Rama i është ulur në gjunjë Melonit, diçka që nuk e bën për herë të parë.

    Ndonëse veprimi i Ramës me Melonin është i parë edhe më parë, pamjet janë bërë virale, madje deri në Arabinë Saudite, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Al Arabiya, një kanal televiziv ndërkombëtar lajmesh arabe ka publikuar videon në faqen e tyre në Tik-Tok duke marrë mbi 1.4 milionë shikime.

    @alarabiya تحت الأمطار الغزيرة.. رئيس وزراء ألبانيا إيدي راما ينحني على ركبته لاستقبال نظيرته الإيطالية جورجيا ميلوني لدى وصولها إلى القمة السادسة للمجموعة السياسية الأوروبية في تيرانا #العربية ♬ original sound – العربية

    Kujtojmë se për herë të parë Rama i ishte ulur në gjunjë Melonit pikërisht në Abu Dhabi, ku të dy liderët ndodheshin në një forum ndërkombëtar. Këtë veprim Rama e kishte bërë në ditën kur Meloni po festonte ditëlindjen, duke ia bërë edhe një dhuratë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!