Përhapja e pandemisë COVID-19, muajt e fundit, ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve në Kosovë.
Psikologët e psikiatrit thonë se kohëve të fundit është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë psikologjike, për problemet e tyre. Ata paralajmërojnë rritje në numër të personave që do të kenë probleme me shëndetin mendor.
Ani pse Klinika e Psikiatrisë në QKUK po trajton vetëm rastet urgjente, derisa rastet më të lehta trajtohen përmes telefonit, sipas mjekëve numri po rritet vazhdimisht. Valbona Tafilaj, psikiatre në këtë klinikë, tregon për problemet që kanë qytetarët, e që të gjitha lidhen me situatën aktuale me pandeminë, raporton KOHA.
Në ndihmë për tejkalimin e këtyre problemeve, qytetarëve u janë dalë edhe disa grupe të ekspertëve, të cilët u ofrojnë këshilla përmes linjave telefonike. Disa prej tyre, kanë funksionuar vetëm gjatë kohës sa Kosova ishte në izolim total.
Sipas tij, izolimi për disa javë gjatë muajit mars, ka filluar t’i shfaqë pasojat tani, derisa ka kritikuar institucionet e Kosovës për mostrajtim më serioz për këto probleme. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.