×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Video

    Panik në një diskotekë në Prishtinë, intervenon njësiti antibombë i Policisë- alarmi për eksploziv del i rrejshëm

    Reporteri
    28 Nëntor 2023 | 7:31

    Gjatë mëngjesit të hershëm sot, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë.

    Me të marrë informacionin ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua. Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.

    Pas kontrollit doli që ky njoftim të jetë i rremë.

    Dikush kishte njoftuar qëllimisht Policinë e Kosovës për vendosjen e një bombe.

    I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte paraparë të performonte.

    “Pas një kontrolli të detajuar nga trupat e antibombës dhe njësiti K9, nuk është gjetur asnjë mjet dyshues brenda hapësirës së Gate Club”, thuhet në sqarimin e diskotekës.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!