Deputeti i “Guxo”, Burim Karameta ka vendosur që ta falë ish-kandidatin e VV-së, Hamdi Shartarin i cili ditë më parë e shau me rob shtëpie.
Falja e tij vjen pasi Shartari i kërkoi falje për fjalët që i kishte thënë.
“Falja është hyjnore, e si mos ta falë atë që kërkon falje, kur Krijuesi e do faljen më, mbase më shumë se gjëra të tjera.
Edhe pse pata thënë që do ta padis përsonin që më lëndoi mua dhe familjen time, sot dua ta falë, sepse ai kërkoi falje publike për sharjet dhe fyerjet e rënda që m’i bëri mua“, ka shkruar Karameta.
“Ti **fsha robt ty o deputet. Ti se din spari qka eshte virusi as kah vjen e ku shkon. E sa per mjek *ije nanen tane se mjekt duhet me punue gjat orarit qe kan a mendove ti qe e paguhen me nr te pacientve a? Shko te Isa yt more ti *ifsha qka kie nshpi e nvorre qe 30 vjet”, kishte shkruar Shartari në Facebok pasi deputeti Karameta doli kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor.
Karameta i tha Vitisë të marrë guximin dhe t’u kërkojë falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse sipas tij, do të çlirohej sadopak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.