Turqia sot ka bërë dorëzimin e donacionit për Kosovën si ndihmë për parandalimin e Covid-19.
Në konferencën e përbashkët pas pranimit të donacionit ishte edhe Ardian Arifaj nga Zyra e Presidentit, i cili shprehu mirënjohjen e Presidentit Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Në emër të Presidentit Thaci të shpreh knaqësinë që në kohë kaq të shpejt është realizuar premtimi i dhënë në bisedë telefonike të bërë para disa dite mes Presidentit Thaci dhe Presidentit Erdogan dhe të pranojmë këto ndihma sot të dërguara nga shteti i Turqisë për Republikën e Kosovës”.
Arifaj deklaroi se këto ndihma janë të vlefshme në këtë kohë pandemie.
“Janë ndihma shumë të vlefshme në një kohë shumë të ndjeshme dhe jam shumë i sigurtë që do t’i hyjnë në punë mjekëve dhe personelit mjekësorë në vazhdimin e luftës së Covid-19”.
Arifaj mes tjerash tha se këto ndihma dëshmojnë miqësinë mes Turqisë dhe Kosovës.
“Duke shprehur këtë mirënjohje konfirmojmë edhe njëherë miqësinë në mes dy shteteve që gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e miqëve tanë që po vazhdojnë të na përkrahin edhe në kohë të rënda edhe në kohë të sfidave si kjo që po kalojmë”
“Të vazhdojmë të tregohemi sa më të ndërgjegjshëm të ndëgjojmë instruksionet e personelit shëndetësorë që të qëndrojmë në shtëpi të kujdesemi për veten dhe të dashurit tanë”, deklaroi në fund Arifaj.