×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushatë para fushatës, Hoti viziton Ferizajn: LDK është dhe do të mbetet e bashkuar

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 20:38

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar strukturat dhe simpatizantët e LDK-së në Ferizaj.


    Sipas tij, LDK është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij.

    “Në Ferizaj, ndryshe në qytetin e zhvillimit, u pritëm ngrohtësisht nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së”.

    “LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij”.

    “Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!