Para largimit, Mogherini pret sot në Bruksel Thaçin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thirrur në një takim lamtumire në Bruksel, krerët r gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor: Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnjës-Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.


Është bërë e ditur se në këtë takim do të marrin pjesë Raportohet se në këtë darkë do të marrin pjesë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, ai i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq.

Theksohet se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federica Mogherinit.