×
  • Lajme
  • Lajme

    Para Qeverisë vendosen afishe në përkrahje të Trumpit dhe Grenellit

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 23:28

    Afishe me fotografinë e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëpunëtorit të tij Richard Grenell janë vendosur sonte në qendër të Prishtinës, në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Në atë afishe gjendet edhe sllogani i Trump, por i përshtatur në shqip: Le ta bëjmë sërish Kosovën madhështore.

    Grenell që ishte i dërguari Special i Presidentit Trump dhe partia e kryemnistrit Albin Kurti ishin përplasur shpeshherë publikisht.


    Më 5 nëntor u mbajtën zgjedhjet presidenciale në SHBA. Fitues doli republikani Donald Trump.

    Ish-presidenti dhe kandidati i Partisë Republikane, kaloi 270 votat e nevojshme për ta siguruar fitoren në garën presidenciale kundër Kamala Harrisit, aktualisht zëvendëspresidenteve e Shteteve të Bashkuara dhe kandidate e Partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!