×
  • Lajme
  • Lajme / Foto/Video

    Para seancës, veteranët u dorëzojnë deputetëve “Betimin për Drejtësi”, kërkojnë reagim për padrejtësitë ndaj ish krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 11:46

    Para objektit të Kuvendit të Kosovës sot po qëndrojnë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Të njëjtit po shpërndajnë  deputetëve një letër ku kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata kanë kërkuar nga deputetë që ta nënshkruajnë në rast se e shohin të arsyeshme.

    Letra u bën thirrje deputetëve që të betohen se do të angazhohen dhe do të adresojnë të gjitha padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ndër të tjera aty përmendet një rezolutë dhe një mekanizëm mbikëqyrës për këtë gjykatë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!