×
  • Lajme
  • Lajme

    Para sulmit, Valon Syla mori qindra kërcënime me jetë në rrjetet sociale

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 13:35

    Gazetari kosovar, Valon Syla, është rrahur para pak minutash në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”.


    Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

    Rasti për Reporterin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe po merren me rastin.

    “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha Ahmeti.

    Syla para sulmit kishte marrë edhe shumë kërcënime në rrjetet sociale. Më poshtë i gjeni vetëm disa nga to.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!