I është caktuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit F.N., i cili pas një aksidenti më veturë la të vdekur këmbësorin K.Sh., në Pejë.
Vendimi u bë i ditur nga Gjykata Pejës, ku në të thuhet se Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N., i cili me me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe pas goditjës së viktimës e kishte bartur për 19 metra nga vendi i aksidentit.
Njoftimi i potë:
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.N për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 11.05.2019, rreth orës 20:45 min, në Pejë, me dashje ka shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që derisa po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi mbi 70 km/h, në pjesën urbane ku shpejtësia është e kufizuar me shenjën e komunikacionit prej 35 km/h dhe fare pa pasur kujdes për vendkalimin për këmbësor, në pjesën e parë të majtë të veturës godet këmbësorin K.Sh, në anën e djathtë të trupit, duke e hedhur mbi kapakun e motorit dhe xhamin e përparmë të veturës, duke e bartur për 19m, ku për pasojë i dëmtuari ndërron jetë pak kohë pasi e kishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Në natën tragjike, rastin për Reporterin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikiçi, i cili kishte thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në pjesën e qytetit te Çarshia e Gjatë, kur vetura në lëvizje e ka goditur këmbësorin.
”Fatkeqësisht viktima ka vdekur, rasti ka ndodhur në qendër të Pejës rreth orës 21:00, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndalur për 48 orë”, ka thënë Nikiçi për Reporterin. /Reporteri.net/