×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgimi i Remzi Shalës që i iki Speciales, avokati tregon gjendjen e tij dhe flet për ankesën

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 20:28

    Autor: Blendi Gashi


    I kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” u arrestua të premten.


    Atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e cila vazhdon të mbetet në fuqi.

    Avokati i tij, Natal Bullakaj  ka konfirmuar se lidhur me këtë aktvendim mbi caktimin e paraburgimit janë duke pritur vendimin nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, rreth vendosjes meritore apo jo të ankesës.

    “Kemi bërë ankesë kundër Aktvendimit mbi Caktimin e paraburgimit, jemi në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, rreth vendosjes meritore apo jo të ankesës. I mbrojturi im është tani në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Tani jemi në pritje të Gjykimeve të radhës që do të zhvillohen pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit-Departamenti për Krime të Renda”, ka deklaruar Bullakaj për Reporteri.net.

    Ai thotë se si avokat mbrojtës do të bëjë të pamundurën të lirohet klienti i tij, por nuk e përjashton mundësinë që pas mbarimit të 30 ditëve edhe t’i vazhdohet paraburgimi.

    “Nëse gjykata është efikase brenda dy muajve gjithçka duhet të përfundon. Mund të ndikoj Tribunali që Remzisë t’i vazhdohet paraburgimi, duke pasur parasysh deklaratën e tij se nuk e njeh këtë gjykatë, por trupi gjykues vendos dhe ne si mbrojtje do bëjmë të pamundur që të lirohet sa më shpejtë”, ka deklaruar Bullakaj.

    Ai më tej ka treguar se kur e ka vizituar së fundmi dhe si e ka gjendjen shëndetësore klineti i tij.

    “E kam vizituar të hënën në ora 09:00. Gjendja e tij mu duk pak më stabile, dhe në burg veç sa e kish pas kry vizitën mjekësore. Klienti im ka pasur sulm në zemër dhe kemi raporte mjekësore që tregojnë ndërhyrjen”, thotë Ballakaj

    Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet.

    Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.

    Shala kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.

    Arrestohet ish-ushtari i UÇK-së që nuk iu përgjigj ftesës së Speciales

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!