Nga KEDS-i është bërë e ditur se kanë mobilizuar të gjitha ekipet në teren, pasi që sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore.
Sipas KEDS-it, ekipet janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme.
Njoftimi i plotë:
KEDS ka mobilizuar të gjitha ekipet e terrenit pasi sipas parashikimeve meteorologjike, ditëve në vijim pritet të ketë përkeqësim të madh të motit me erëra të fuqishme të cilat pritet të përcillen edhe me reshje shiu dhe bore.
Ekipet tona do të jenë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në kohën më të shpejt të mundshme për të sanuar çdo avari që mund të shfaqet në rrjet.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, të mos i afrohen por të njoftojnë menjëherë Qendrën tonë të thirrjeve apo duke na shënuar në rrjetet tona sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.