Banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar sipas tyre keqpërdorimet që po bëhen në gjigantin metalurgjik “Trepça”.
Lajmin për protestën e konfirmoi organizatori Arsim Musa, nwpwrmjet llogarisw sw tij nw Facebook.
“Të nderuar banorë të trevës së Shales së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë në lidhje me shumë pakënaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë!”, ka shkruar Musa.
Protesta do të mbahet nesër me datë 10.02.2020, me fillim prej orës 09:00, në ambientet e Bordit të kësaj ndërmarrje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.