×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëroi ekspozimin e plagjiaturave të ministrit Likaj, nga AAK i reagojnë Rron Gjinovcit

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 9:11

    Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, ka reaguar ndaj aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinjovci, i cili për sot ka paralajmëruar, siç ka thënë ai, ekspozimin e plagjiaturave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.


    Atë që ka ndërmend ta bëjë sot Gjinovci, Selmanaj e ka quajtur huqje.

    Ai ka thënë se përkundër se shpeshherë i është dukur simpatik Gjinjovci, kauza që ai po e ndërton kundër ministrit Likaj është një huqje e madhe dhe e pandershme.

    “Kështu që, Rron, po mendoj se ti, e as unë, nuk jemi kompetent për ta vlerësu profesorin me integritet, Ramë Likaj, ministrin ma kompetent që e ka pasë Kosova deri më sot! Prandaj, të sugjeroj me kërku të tjera shtigje për me mujtë me rrmi diçka, jo aty ku është mal i madh, sepse s’mund ta çosh barrën e randë…”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

    Reagimi i plotë i Selmanajt:

    DY FJALË PËR RRON GJINOVCIN

    Rroni, jo rrallëherë më është dukur simpatik, me idetë dhe me mënyrën e tij të komunikimit me publkun, sikurse jo rrallëherë ia ka huq!

    Huqje është edhe kjo e sotmja, e ashtuquatur “ekspozitë e plagjiaturave”!

    Të ndërtosh “kauzë” kundër një profesori me integritet, siç është Ramë Likaj, përveç se është një huqje e madhe, mendoj, edhe e pandershme!

    E kishin pasë pyetë një hoxhë për dy hoxhallarë të tjerë:

    – A ma i mençur është filan hoxha apo një tjetër hoxhë me zâ?

    Hoxha iu kishte dhanë përgjigje, flakë për flakë:

    – Unë jam i vogël dhe duhet me konë ma i mençur se ata për me i vlerësu!

    Prandaj, vlerësimet për profesorin, Ramë Likaj, i kanë dhënë njerëzit profesionistë dhe komisionet relevante!

    Kështu që, Rron, po mendoj se ti, e as unë, nuk jemi kompetent për ta vlerësu profesorin me integritet, Ramë Likaj, ministrin ma kompetent që e ka pasë Kosova deri më sot!

    Prandaj, të sugjeroj me kërku të tjera shtigje për me mujtë me rrmi diçka, jo aty ku është mal i madh, sepse s’mund ta çosh barrën e randë…

    Shkurt, pres aksione më simpatike, e jo si ky i sotmi që është vërtet huqje e madhe!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!