Gjatë ditës së djeshme është rritur presioni amerikan për heqjen e taksës.
Senatori amerikan David Perdue, nxiti debat pasi duke komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës ka thënë se Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
Ideja e tij u përkrah edhe nga djali i Donald Trump, i cili tha se “ka ardhur koha për kthimin në shtëpi të trupave amerikane”.
Gjatë ditës së sotme tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, ka kërkuar edhe një senator tjetër republikan.
Duke shpërndarë postimin e senatorit Perdue, Paul ka deklaruar se e inkurajon Kosovën që të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme në rajon.
“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. E inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje …”, ka shkruar Paul.
Këto reagimeve të politikanëve amerikanë vijnë pas refuzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa 100 % ndaj Serbisë pa asnjë kusht shtesë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.