Policia e Kosovës ka njoftuar se ditëve të fundit, në tri raste të ndara, është parandaluar kontrabanda me duhan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në rastin e pare është ndaluar një pasagjer në shkuarje për Londër, ku në valixhet e udhëtarit janë hasur 8 boksa (shteka) cigare Malboro e kuqe, 116 boksa Malboro e kaltër, 2 boksa Lucky Strike, 13 boksa Malboro e bardhe, 5 boksa Philipmorrise, gjithsej 144 boksa me cigare.
“Në rastin e dytë, një pasagjer po ashtu për në Angli, gjatë kontrollit i janë hasur 18 boksa (shteka) cigare (17 boksa cigare Ëinston dhe 1 boks cigare Karelia). Në rastin e tretë, tek një pasagjer i fluturimit Prishtinë–Londër, në dy valixhe janë gjetur: 20 shteka cigare Karelia, 50 Malboro e kaltër e mbyllte, 130 Malboro e katërt e qelt, 20 Malboro light , gjithsej 220 shteka cigare”, thuhet në njoftim.
Në të tria rastet duhani është konfiskuar dhe me procedurat për raste të tilla janë marrë ekipet e Doganës së Kosovës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.