×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra në veri të Mitrovicës

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 23:14
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

    Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë.

    Mallrat e kontrabanduar përfshijnë: farmerka, kampiona {këpurdhë}, djath, ajkë dhe mallra nga tekstili.

    Personi i dyshuar, që rezulton të jet recidivist i veprave të kontrabandës me mallra së bashku me automjetin e tij është dërguar stacionin policor (SPMK) Leposaviq për procedura të mëtejme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!