×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Parandalohet futja e drogës brenda burgut të Dubravës

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 12:29

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka parandaluar futjen e substancave narkotike brenda burgut të Dubravës.

    ShKK ka njoftuar se gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm, stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të substancës së dyshuar narkotike.

    “Falë informacioneve të brendshme dhe vigjilencës së stafit, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë. Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të parandaluar çdo tentim për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të rregullt”, ka shkruar ShKK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!