×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    ​Parandalohet kontrabanda me drogë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Reporteri
    07 Prill 2024 | 19:21

    Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

    Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve.

    Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!